Kodi Penal i Republikës së Kosovës – pjesa e veçantë

Kodi Penal i Republikës së Kosovës – pjesa e veçantë

Përshkrimi

Duke pasur parasysh vëllimin veprave penale që përmban pjesa e veçantë e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, (në tekstin e mëtejmë KPRK), që nga kapitulli XIV deri në XXXV të KPRK dhe kohën e kufizuar për trajnim, gjatë trajnimit do të synoj që pjesëmarrësit të njoftohen, me veprat penale që sot në Republikën e Kosovës, janë më aktuale në punën e prokurorive dhe të gjykatave. Pjesëmarrësit gjatë trajnimit do të njoftohen me disa vepra penale të çdo kapitulli veç e veç, elementet e veprave penale, kush mund të jetë kryes i veprave penale. Gjithashtu do të njoftohen se cilat vepra penale kryhen me dashje dhe rastet kur kryhen nga pakujdesia. Po ashtu pjesëmarrësit gjatë trajnimit do të njoftohen me ngjashmëritë dhe dallimet e veprave penale, të të njëjtit kapitull dhe kapitujve tjerë.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Njoftohen me veprat penale të parapara nga kapitulli XIV deri XXXV - Dallojnë elementet e veprave penale për çdo vepër veç e veç, - Identifikojnë se kush mund të jetë kryes i veprave penale, - Analizojnë se cilat vepra penale kryhen me dashje e cilat nga pakujdesia, - Identifikojnë ngjashmëritë dhe dallimet tek veprat penale të të njëjtit kapitull, - Njohin se cilat vepra penale ndiqen sipas detyrës zyrtare.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 05-03 Tetor