Sinjalizimi dhe mbrojtja e burimeve të gazetarëve

Sinjalizimi dhe mbrojtja e burimeve të gazetarëve

Përshkrimi

Trajnimi do të ofrojë një pasqyrë të legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar të rregullimit të sinjalizimit dhe mbrojtjes së burimeve të gazetarëve. Trajnimi do të fokusohet në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në rastet kryesore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që kanë të bëjnë me sinjalizimin dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me mbrojtjen e sinjalizuesve dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Përmbajtja e trajnimit, sidomos rastet konkrete të GjEDNj-së, do të mund të përdoren nga gjykatësit gjatë zgjidhjes së rasteve të tyre.

Vendi i mbajtjes

Akademia e Drejtësisë

  • 24-25 Maj