Kodi Penal - pjesa e përgjithshme

Kodi Penal - pjesa e përgjithshme

Përshkrimi

Në këtë prezantim prokurorëve pjesëmarrës do tu shpjegohet për ekzekutimin e dënimit. Është me rëndësi të theksohet se gjatë ekzekutimit të dënimit personi nuk duhet t`i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor ose poshtërues dhe as dënimit që përfshinë mundime të panevojshme psikike dhe fizike, si dhe privimit nga trajtimi adekuat mjekësor ose nevojat tjera elementare. Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të; - shpjegojnë karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale, - njihen me të drejtat dhe obligimet e personave të dënuar me burgim, - kuptojnë rehabilitimin si institut i veçantë juridik, - saktësojnë se kur kemi të bëjmë me parashkrimin, - dallojnë amnistinë dhe faljen si institute të veçanta juridike.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti:

  • 17 Prill