Organizimi i ststemit gjyqësor dhe prokuroria

Organizimi i ststemit gjyqësor dhe prokuroria

Përshkrimi

Gjatë këtij sesioni trajnues do të paraqiten njohuritë themelore për të kuptuar së çfarë është struktura dhe organizimi i sistemit të ri gjyqësor të Kosovës, sipas ligjit për gjykatat i cili ka hyrë në fuqi më datën 01.01.2013 dhe i ndryshuar me datë 28.05.2015, i shpallur me datë 15.06.2015. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Gjykatat ka ndryshuar në tërësi organizimi i Sistemit gjyqësor të Kosovës, ashtu që janë përcaktuar ashtu që në pikëpamje vertikale ky sistem është organizuar në tri nivele. Në nivelin e parë janë Gjykatat Themelore, niveli i dytë është Gjykata e Apelit dhe së fundi Gjykata Supreme si instanca më e lartë gjyqësore në vend

Objektivat

Pas realizimit të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: • Identifikojnë dallimet në strukturën e sistemit të tanishëm gjyqësor, nga organizimi dhe struktura e gjyqësorit para hyrjes në fuqi të Ligjit për Gjykatat; • Dallojnë kompetencat e niveleve të ndryshme të gjykatave dhe kompetencat e Departamenteve të veçanta brenda tyre; • Zbatojnë procedurat gjyqësore në përputhje me kompetencën e gjykatave në të cilat punojnë; • Dallojnë kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Kompetencat e organeve të tjera që kryejnë funksione nga fusha e drejtësisë (Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës etj

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti:

Trajnues:

Blerim Isufaj

  • 14 Janar