Padia dhe seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: E drejta Administrative

Përshkrimi

Në këtë sesion pjesëmarrësve iu ofrohet njohuri për nocionin e padisë, objektin e padisë, afatin për paraqitjen e padisë, dorëzimin e padisë, përmbajtjen e padisë, heqja dorë nga padia, inicimin e konfliktit administrativ me rastin e heshtjes së administratës si dhe rrjedhën e procedurës sipas padisë, nxjerrjen e aktit tjetër administrativ pas fillimit të konfliktit administrativ si dhe dorëzimin e padisë në përgjigje në padi nga ana e palës së paditur.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij sesioni pjesëmarrësit do të jen në gjendje të:

 

·         Zgjerojnë njohurit rreth padisë, objektin e padisë, mënyrën e paraqitjes së padisë si dhe formën e padisë;

·         Zbatojnë drejtë ligjin me rastin e heqjes dorë nga padia si dhe veprimin e padisë në ekzekutimin e aktit administrativ;

·         Njohin nxjerrjen e aktit tjetër administrativ pas inicimit të konfliktit administrativ si dhe dorëzimin e padisë në përgjigje në padi nga ana e të paditurit.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Enver Peci

  • 23 Maj