Falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi i personave juridikë

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: E drejta Ekonomike

Përshkrimi

Ligji i Kosovës për falimentimin Ligji Nr. 05/L-083 (në vijim LF) I miratuar nga Kuvendi i Kosovës më me 09.06.2016, zëvendësoi ligjin e mëparshëm,(LIGJI Nr. 2003 / 4 për Likuidimin dhe Riorganizimin e personave juridik në Falimentim “ligji i mëparshëm për falimentimin”). Gjatë 13 viteve të ekzistencës së ligjit të mëparshëm për falimentimin ka pasur vetëm një rast të parashtruar në gjykatë.

Ligji i ri për falimentimin u shfaq si nevojë e domosdoshme për rregullimin e procedurës së likuidimit dhe riorganizimit të shoqërive tregtare, pasi ligji i mëparshme ishte i pakompletuar, mbështetej në rregullore të cilat asnjëherë nuk ishin shpallur dhe si pasojë ky ligji u bë i pazbatueshëm.

Ligji i ri për falimentimin përbën ligj gjithëpërfshirës mbi falimentimin dhe josolvencën,i cili i pasqyron praktikat më të mira ndërkombëtare, por përmban shumë institute dhe specifika tjera të cilat pothuajse ishin të panjohura në sistemin tonë juridik.

Ky ligj rregullon procedurat e likuidimit dhe riorganizimit të të gjitha shoqërive tregtare, duke përfshirë edhe bizneset individuale, ortakëritë dhe shoqëritë komandite, që përbën ndryshim thelbësor nga ligji i vjetër.

Ligji përmban  9 kapituj në të cilët rregullon procedurën e rioragnizimit dhe likudimit duke përfshire edhe konceptet e reja si: Lehtësimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Lirimi Individual dhe Procedurat ndërkombëtare.

Pas hyrjes në fuqi të këtij ligi pritet një rritje e dukshme e rasteve, prandaj  duke pasur parasysh risitë që sjell ky ligj dhe rritja e rasteve që pritet të paraqiten para gjykatave, trajtimi i kësaj teme, është e një rëndësie të veçantë për rritur njohuritë e gjyqtarëve.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

 

  • Kuptojnë qëllimet kryesore të ligjit dhe fushëveprimin e tij;
  • Dallojnë procedurat e përshpejtuara dhe specifikat e tyre;
  • Analizojnë specifikat e hapjes së rastit të falimentimit, proceduarat ligjore, afatet dhe vendimet e gjykatës;
  • Vlerësojnë pasojat e hapjes së rastit;
  • Njohin kërkesat e kreditorëve, mënyra e paraqitjes, afatet dhe prioriteti i kërkesave;
  • Zgjerojnë njohurit lidhur me Riorganizimi, likuidimin dhe specifikat e tyre.
  • Njohin lirimin individual dhe Mbyllja e rastit – kushtet ligjore.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Mahir Tutuli

  • 16 Maj