Kontratat në Ekonomi, Punët Bankare dhe Siguruese

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: E drejta Ekonomike

Përshkrimi

Në ekonominë e tregut bizneset e zhvilluara të cilat merren me veprimtari specifike, përdorin kontrata që janë specifike për afarizmin e tyre, e të cilat dallojnë si për nga struktura ashtu edhe nga të drejtat dhe detyrimet që krijojnë për palët.

Kontratat specifike që përdoren në afarizëm, punët bankare dhe sigurues  kanë gjetur përdorim shumë të madh në fushën e afarizmit duke pasur parasysh hapjen e tregut. Ndërsa shoqëritë tregtare gjatë zhvillimit të biznesit në sferën ndërkombëtare shpesh aplikojnë kontratat për të cilat zbatohet Konventa për shitje ndërkombëtare të mallrave,

Këto kontrata kanë specifika të veçanta dhe kërkojnë njohuri te veçantë me rastin e zbatimit dhe interpretimit të dispozitave kontraktuese andaj kërkohen njohuri të posaçme, jo vetëm juridike por edhe nga fushat që mbulojnë këto kontrata, për zgjidhjen e kontesteve që lindin nga raporti afarist i krijuar përmes këtyre kontratave.

Në praktikën gjyqësore numri i kontesteve që rrjedhin nga këto kontrata është i konsiderueshëm, me tendencë të rritjes, prandaj  trajtimi i kësaj teme është e një rëndësie të veçantë për rritur njohuritë e gjyqtarëve në trajtimin e rasteve.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij prezantimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

 

-          Identifikojnë llojet e kontratave në ekonomi, punët bankare dhe siguruese  dhe specifikat e tyre;

-          Njohin specifikat e kontratës për shitje ndërkombëtare të mallrave;

-          Kuptojnë konventën ndërkombëtare për shitjen e mallrave, karakteristikat dhe zbatimi i saj në Kosovë;

-          Bëjnë interpretimin e drejtë të kontratave dhe zbatimin e legjislacionit të zbatueshëm për rastin konkret.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti:

Trajnues:

Mahir Tutuli

  • 17 Maj