Ngritja e shkathtësive sociale predispozite e avancimit të performances profesionale

Moduli: Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare

Nënmoduli: Ngritja e shkathtësive sociale të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Përshkrimi

Shtrohen pyetjet! pse njerëzit punojnë, pse angazhohen? Përgjigjet e zakonshme nga njerëzit janë se ata janë të detyruar të punojnë, angazhohen në punë për realizimin e qëllimeve të tyre, ndjejnë kënaqësi për punën që e realizojnë etj. Arsyet janë ndër më të ndryshme sepse ata duhet të ushqejnë vetveten dhe familjet e tyre etj.   Motivimi është proces psikologjik i nxitjes së njeriut për të realizuar veprimtarinë e përcaktuar duke u nxitur paraprakisht nga realizimi i dëshirave apo nevojave. 

 

Angazhimet e njerëzve (punëtorëve, studentëve, sportistëve etj.) kane arsyet –motivet e veta. Si elemente të rëndësishme të motivimit janë pritjet nga puna, ajo se çka presin njerëzit nga puna që e realizojnë, çka prisnin nga puna, pastaj elementi tjetër i rëndësishëm është sjellja. Sjellja nënkupton në atë se njerëzit duke i plotësuar nevojat e tyre manifestojnë sjellje të ndryshme. Sjelljet mund t’iu përshtaten qëllimeve të tyre individuale por rëndësi ka se sjelljet që i manifestojnë në kolektiv të jenë të kujdesshme dhe të pranueshme edhe nga të tjerët. E sidomos sjelljet në kolektiv vërehen nga motivimi i njerëzve, dikush punon veç sa për pagë, dikush punon edhe pse e do punën të cilën e bën, ndjenë kënaqësi për punën që ë bën, dikush është më i përkushtuar për interesin e ndërmarrjes etj. 

 

Për ta konsideruar si motiv atëherë plotësimi i nevojës duhet të jetë forcë shtytëse e cila i nxit njerëzit që të sillen në atë mënyrë ashtu si sillen nga motive për plotësimin e nevojave individuale dhe për plotësimin e qëllimeve të ndërmarrjes. 

Objektivat

Pas përfundimit të këtij sesioni trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:  

 

- Njohin llojet e motivuesve; - Mësojnë se cilat shkathtësi janë primare në ushtrimin e profesionit  dhe avancimin e performancës profesionale.  

 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Fatmir Çollakaj

  • 04 Dhjetor