Shpenzimet e procedurës penale

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: Shpenzimet e procedurës dhe kërkesat pasurore juridike

Përshkrimi

Shpenzime procedurale penale  janë shpenzime te bëra gjatë procedurës penale dhe  shpenzimet e  shkaktuara  lidhur me të.

 Në Kodin e procedurës  Penale të Kosovës në nenin 450, janë paraparë shpenzimet e procedurës penale dhe te gjitha shpenzimet tjera që janë bërë lidhur me zbatimin e procedurës penale. Në kapitullin e 24 të  KPPK-së, janë përcaktuar elementet nga të cilat përbëhen shpenzimet e procedurës penale ku përfshihen  shpenzimet e procedurës penale dhe paushallin gjyqësorë.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

-          Avancojnë njohuritë lidhur me shpenzimet në procedurën penale dhe paushallin gjyqësor;

-          Identifikojnë elemente që duhet përfshihen në kuadër të shpenzimeve të procedurës penale;

-          Analizojnë mënyrën e vendosjes për shpenzimet e procedurës penale, duke përfshirë edhe situatat e shpenzimeve procedurale;

-          Avancojnë njohurit lidhur rolin dhe rëndësinë e kërkesës pasurore juridike;

-          Vlerësojnë se kush mund të paraqesë propozim për realizimin e kërkesës pasurore juridike dhe deri kur mund të paraqitet kërkesa në fjalë si dhe mënyrën e vendosjes  për kërkesën pasurore juridike.

-          Fitojnë njohuri lidhur me shqyrtimin dhe marrjen e vendimit për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Kreshnik Radoniqi

  • 04 Dhjetor