Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në procedurën penale

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: Masat e fshehta të hetimit dhe të vëzhgimit

Përshkrimi

Në Kodin e Procedurës penale të Kosovës nuk është bërë përkufizimi formal i masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në përgjithësi,  por ligjvënësi ka bërë përkufizimin në veçanti të masave duke përcaktuar shprehimisht se masat e caktuara nga nën paragrafi 1 deri në nën paragrafin 12 të nenit 87 në Kodin e Procedurës Penale, konsiderohen si masa të fshehta ose teknike të hetimit dhe vëzhgimit. Quhen të “fshehta” sepse zbatimi i tyre paraprakisht përgatitet të zbatohet pa njohurinë e personave që janë  subjekte të këtyre masave se ndaj tyre janë duke u zbatuar masat e fshehta.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij sesioni trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

 

·         Masave të fshehta dhe për cilat vepra penale lejohen masat e fshehta.

·         Kuptojnë natyrën, kufijtë dhe parimet për lëshimin e masave të fshehta 

·         Identifikojnë kushtet ligjore lidhur me përdorimit, personat kundër të cilëve mund të përdoren, kohëzgjatjen e tyre.

·         Njihen me standardet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me privatësinë dhe jetën private.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Avni Mehmeti

  • 14 Shkurt