I pandehuri gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor dhe e drejta për ushtrimin e mjeteve juridike

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: I pandehuri në procedurën penale

Përshkrimi

Duke qenë se me hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Procedurës Penale kanë ndryshuar kushtet, afatet dhe procedurat për ushtrimin të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike, të cilat i pandehuri ka të drejtë t’i shfrytëzoj në favor të mbrojtjes së tij, gjatë këtij prezantimi do të jepen shpjegime për të drejtat e të pandehurit në ushtrimin e mjeteve juridike në të gjitha fazat e procedurës penale, duke përfshirë edhe procedurën paraprake dhe procedurën për caktimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

 

-          Identifikojnë mjetet e lejuara juridike që janë në disponim të të pandehurit gjatë procedurës penale;

-          Zbatojnë afatet për ushtrimin e mjeteve juridike, kush janë personat e autorizuar për ushtrimin e mjeteve juridike;

-     Zbatojnë dispozitat që kanë të bëjnë me seancën e shqyrtimit  gjyqësor,

-          Identifikojnë të drejtat dhe detyrimet e të pandehurit gjate seancës së shqyrtimit gjyqësor;

-          Njohin aktivitetet e gjykatës para seancës së shqyrtimit gjyqësor;

-          Hartojnë vendime përkitazi me kërkesat dhe propozimet e të pandehurit të paraqitura gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Tonka Berishaj

  • 26 Mars