I pandehuri gjatë procedurës së shkurtër dhe procedura për ndihmë juridike ndërkombëtare

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: I pandehuri në procedurën penale

Përshkrimi

Ky sesion trajnues ofron shpjegime për pozitën e veçantë të pandehurit gjatë procedurës së shkurtër dhe procedurës për dhënien e urdhrit ndëshkimor krahasuar me procedurën e rregullt penale. Përmes prezantimi do të sqarohen dispozitat e veçanta që përcaktojnë çështjen e paraburgimit për të pandehurin dhe masat tjera të sigurimit të pranisë së të pandehurit gjatë procedurës së shkurtër.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

 

-          Dallojnë specifikat e pozitës së të pandehurit gjatë procedurës së shkurtër krahasuar me procedurën e rregullt penale dhe procedurën e dhënies së urdhrit ndëshkimor;

-          Bëjnë dallimet e procedurës së shkurtër nga procedura e rregullt penale përkitazi me masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurës;

-          Zbatojnë dispozitat ligjore që rregullojnë procedurën e shkurtuar dhe procedurën për dhënien e urdhrit ndëshkimor;

-          Analizojnë pozitën e të pandehurit gjatë procedurës së dhënies së ndihmës juridike ndërkombëtare;

-          Zbatojnë procedurën për dhënien dhe kërkimin e ndihmës juridike ndërkombëtare;

-          Dallojnë specifikat e pozitës së të pandehurit gjatë zbatimit të kësaj procedurë.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Tonka Berishaj

  • 27 Mars