I dëmtuari

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit

Përshkrimi

Në ketë prezantim do të trajtohen të dëmtuarit që në procedurën penale paraqitën edhe në cilësinë e dëshmitarit, pra në ketë rast i njëjti person ka dy cilësi atë të dëmtuarit dhe atë të dëshmitarit.Qëllimi i prezantimit është që të jepen sqarime lidhur me të kuptuarit e të dëmtuarve dhe pozitën e tyre në procedurën penale duke përfshirë të drejtat dhe detyrimet e të dëmtuarve, ngjashmëritë dhe dallimet në mes të dëmtuarit dhe dëshmitarit si dhe për kërkesën pasurore – juridike si një ndër çështjet më të rëndësishme për të dëmtuarin.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

 

-          Dallojnë llojet e ndryshme të dëmtuarve dhe dëshmitarëve;

-          Respektojnë të drejtat dhe detyrimet e të dëmtuarve;

-          Zbatojnë dispozitat lidhur kërkesën pasurore – juridike.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Besim Kelmendi

  • 26 Mars