Krimet e rënda (trafikimi me qenje njerëzore, pastrimi i parave dhe krimi kibernetikë)

Moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës

Nënmoduli: Krimet e rënda

Përshkrimi

Krimet e rënda në përgjithësi dhe trafikimi më qenie njerëzore, shpëlarja e parave dhe krimet kibernetike në veçanti, sot paraqesin një sfidë për të gjitha vendet e Bashkimit Europian, ku Kosova synon që të jetë pjesë e sajë, andaj trajtimi i këtyre krimeve gjatë zhvillimit të këtij moduli ka një rëndësi të veçantë, nga fakti së parandalimi dhe luftimi më sukses i këtyre krimeve i hap rrugën Kosovës për anëtarësim ne BE dhe për një siguri juridike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

-          Zbatojnë infrastrukturën ligjore lidhur me: Trafikimin me njerëz, shpëlarjes së parave dhe krimeve kibernetike;

-          Identifikojnë elementet e veprave penale: Trafikimin me njerëz, shpëlarjes së parave dhe krimeve kibernetike;

-          Dallojnë elementet e veprave penale Trafikimi me njerëz, shpëlarja e parave dhe krime kibernetike nga elementet e veprave tjera penale;

-          Zbatojnë Strategjinë dhe Planin e Veprimit për parandalimin dhe luftimin e Trafikimit më njerëz, shpëlarjes së parave dhe krimeve kibernetike;

 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Besim Kelmendi

  • 09 Dhjetor