Burimet e së drejtës kushtetuese në Republikën e Kosovës

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: E drejta Kushtetuese

Përshkrimi

Përmes këtij moduli pjesemarrësit do të avancojnë njohuritë e tyre lidhur me rolin, procedurat e  Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe vendimet e saja, natyrën juridike, efektin si dhe mënyrën e zbatimit të këtyre vendimeve. Në praktikën e Gjykatës Kushtetuese dallohen disa lloj vendimesh, dhe roli i saj qëndron pikërisht në fuqinë e vendimeve të saja. Mirëpo realizimi dhe zbatimi praktik i vendimeve gjyqësore kushtetuese është një çështje me rëndësi të veçante që kërkon trajtim të gjithanshëm.

Objektivat

  • Të njihen me rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës – kompetencat dhe procedurat e saja.
  • Të njohin llojet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të zbërthejnë efektet juridike të tyre,
  • Të interpretojnë drejtë natyrën juridike dhe detyrueshmërin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës; Të njihen me referimin incidental dhe zbatimin e drejtë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese së Republikës së               Kosovës

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Visar Morina

  • 28 Janar