Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: E drejta Kushtetuese

Përshkrimi

Në këtë modul pjesëmarrësit do të njoftohen me përmbajtjen e nenit 5, par. 2,3,4, dhe 5 të KEDNJ, të cilët ofrojnë disa garanci procedurale për personat e ndaluar/arrestuar. Gjatë shtjellimit të këtyre paragrafëve, do të njoftohen me të drejtën e të arrestuarve për tu njoftuar me shkaqet e arrestimit dhe të çdo akuze kundër tij, në gjuhën që ata e kuptojnë, që të sillet para një gjyqtari, i cili do të vendosë për ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe të drejtën për kompensim në rast të arrestimit të paligjshëm.

Objektivat

  • Zbatojnë nenin 5, par. 2,3,4, dhe 5 të KEDNJ,
  • Zgjerojnë njohurit rreth të drejtës së çdo të arrestuari, se për ligjshmërinë e arrestimit duhet të vendosë një gjyqtar,
  • Zbatojnë këto dispozita me përpikëri, sa i përket procedurës dhe afateve,
  • Zbatojnë drejtë dispozitat lidhur me paraburgimin dhe t’i shmangin arrestimet e paligjshme.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Emine Kaçiku

Sevdije Morina

  • 18 Shkurt