Neni 6.1 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: KEDNJ

Përshkrimi

Ky sesion trajton aspektet e përgjithshme të nenit 6.1 të Konventës – e drejta për një proces të drejtë gjyqësor. Ky nen do të shqyrtohet në dy pjesë, ku secila prej tyre trajton një aspekt të ndryshëm të garancive që përmban ky nen. Pjesa e parë përmban një prezantim të përgjithshëm të parimeve të nenit 6, shumë prej të cilave pasqyrohen tashmë në ligjet e praktikat e shteteve anëtare. Gjithashtu në këtë modul do të interpretohet praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me rastet e shqyrtuara të nenit 6 të Konventës

Objektivat

·         Përkufizojnë nenin 6.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

·         Kuptojnë në cilën fazë të procesit gjyqësor zbatohet neni 6.1; 

·         Kuptojnë çfarë përfshinë e drejta për një seancë të hapur;

·         Mësojnë çfarë përfshinë nocioni i “procesit të drejtë”;

·        Analizojnë rastet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg lidhur me nenin 6.1 të Konventës Evropiane.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Emine Kaçiku

Sevdije Morina

  • 14 Korrik