Neni 6 .2 dhe 6.3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: KEDNJ

Përshkrimi

Ky modul trajton aspektet e përgjithshme të Nenit  6.2 të Konventës - prezumimin e pafajësisë  dhe 6.3 të Konventës - mbrojtjen procedurale. Gjithashtu në këtë modul do të trajtohen dhe interpretohen pikëpamjet e përgjithshme të Nenit 6.2 dhe 6.3 të Konventës, si dhe komentet nga rastet e shqyrtuara nga Gjykata e Strasburgut.

Objektivat

·         Përkufizojnë nenin 6.2 dhe 6.3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

·         Zbatojnë parimin e prezumimit të pafajësisë; 

·         Zbatojnë të drejtën për tu vënë në dijeni brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme;

·         Kuptojnë të drejtën për kohë dhe lehtësi të përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;

·         Zbatojnë të drejtën e ballafaqimit me dëshmitarët;

Analizojnë rastet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg lidhur me nenin 6.2 dhe 6.3 të Konventës Evropiane

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Emine Kaçiku

Sevdije Morina

  • 15 Korrik