Shqyrtimi Gjyqësor në Bashkimin Evropian

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: E drejta e BE

Përshkrimi

Qëllimi i këtij Moduli është përfitimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me përgjegjësin juridike të Shteteve Anëtare të BE-së për shkelje të së drejtë së BE-së. Rrjedhimisht ky modul u mundëson gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës të njoftohen lidhur me mënyrën e aplikimit dhe interpretimit të së drejtës së BE-së kur kemi të bëjmë me përgjegjësin juridike të Shteteve Anëtare të BE-së.

Objektivat

të arrijnë të kuptojnë në mënyrë më të detajuar konceptin e ‘përgjegjësisë  juridike të  Shteteve Anëtare të  BE-së; të kuptojnë dispozitat e parapara me traktat dhe legjislacion sekondar lidhur me përgjegjësin juridike të Shteteve Anëtare;  të kuptojnë kushtet se kur një Shteti Anëtarë mund të thirret në përgjegjësi juridike për shkelje të së drejtës së BE-së; të ndërlidhin njohurit e fituara edhe me raste te gjykatës së drejtësisë së BE-së. 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Emrush Ujkani

  • 20 Maj