Organizimi i sistemit prokurorial

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Përshkrimi

Në këtë sesion do të diskutohet për institucionet, strukturën organizative, kompetencat dhe çështje tjera që rregullojnë Sistemin Prokurorial të Republikës së Kosovës. Sistemi Prokurorial në Kosovë udhëhiqet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit si dy institucione kushtetuese dhe të pavarura në punën e tyre.

Objektivat

  • Kuptojnë kompetencat e Këshillit Prokurorial të Kosovës;
  • Njohin strukturën dhe përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës;
  • Analizojnë kornizën ligjore që e rregullon Këshillin Prokurorial të Kosovës;
  • Kuptojnë rolin dhe kompetencat e Prokurorit të Shtetit;
  • Njohin strukturën dhe përbërjen e Prokurorit të Shtetit;
  • Analizojnë kornizën ligjore që e rregullon Prokurorin e Shtetit.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Nehat Idrizi

Blerim Isufaj

  • 30 Qershor