Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Përshkrimi

-Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror;

-Adoptimi, Amësia dhe atësia;

-Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore;

-Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën e kundërshtimit dhe vërtetimit të atësisë apo amësisë dhe parimi i interesit më të lartë të fëmijës.

 

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

 - Vlerësojnë rastet lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror;

- Analizojnë dispozitat ligjore mbi adoptimin, atësinë dhe amësinë;

- Aplikojnë drejtë mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurën gjyqësore

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Hotel Sirius

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Valon Totaj

Lumni Sallauka

Kerstin Neithemmar