Program i Specializuar Trajnimi- Shpërlarja e Parave- Sesioni I

Përshkrimi

-Baza ligjore për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

-Kuptimi i elementeve të veprës penale pastrimi i parave;

-Fazat e pastrimit të parave;

-Kompetencat dhe bashkëpunimi me Njësinë për inteligjencë financiare;

-Subjektet raportuese sipas Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- Zbatojnë drejtë, saktë dhe në mënyrë të plotë dispozitat ligjore lidhur më kualifikimin juridik të pastrimit të parave;

- Kryejnë hetime proaktive dhe të sigurojnë prova të pranueshme që mbështesin aktakuzat e ngritura;

- Shqiptojnë sanksione adekuate penale ndaj kryerësve të këtyre veprave penale;

- Sekuestrojnë dhe konfiskojnë pasurinë e fituar më këto vepra penale;

- Krahasojnë legjislacionin vendor dhe atë të BE-së;

- Zbatojnë format e ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Behar Xhema

Valon Kurtaj

  • 06-07 Maj