Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, efektet juridike dhe mënyra e përmbarimit të tyre

Përshkrimi

-Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe rëndësia e vendimeve të saj;

-Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe efektet e tyre;

-Vendime e Gjykatës Kushtetuese dhe llojet e tyre;

-Mënyrat e përmbarimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

-Njohin rolin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të zbërthejnë efektet juridike të cilat prodhojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese;

-Interpretojnë drejtë natyrën juridike dhe detyrueshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës;

-Bëjnë dallimin e llojeve të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

-Zbatojnë drejtë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Islam Sllamniku

Sevdail Kastrati