Program i Specializuar Trajnimi- Shpërlarja e Parave-Sesioni II

Përshkrimi

-Hetimi dhe sigurimi i provave në rastet e pastrimit të parave;

-Teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave;

-Mbledhja e informatave;

-Përgatitja e profilit personal;

-Gjurmimi i fondeve nga ana e marrësit;

-Gjurmimi i fondeve nga ana e paguesit;

-Rikthimi i pasurive të fshehura

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

-Zbatojnë drejtë, saktë dhe në mënyrë të plotë dispozitat ligjore lidhur më kualifikimin juridik të pastrimit të parave;

-Kryejnë hetime proaktive dhe të sigurojnë prova të pranueshme që mbështesin aktakuzat e ngritura;

-Shqiptojnë sanksione adekuate penale ndaj kryerësve të këtyre veprave penale;

-Sekuestrojnë dhe konfiskojnë pasurinë e fituar më këto vepra penale;

-Krahasojnë legjislacionin vendor dhe atë të BE-së;

-Zbatojnë format e ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Virtualisht/Online

Qyteti: N/A

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Behar Xhema

Valon Kurtaj