Program i Specializuar Trajnimi- Prokurimi Publik i Kosovës- Sesioni II

Përshkrimi

Faza e implementimit të kontratës:

-Rreziqet indikative të korrupsionit në fazat e prokurimit;

-Vlerësimi i Nevojave/përcaktimi i kërkesave;

-Përgatitja/Procesi i dizajnimit dhe përgatitja e dokumenteve të ofertimit;

-Zgjedhja e kontraktorit dhe faza e dhënies së çmimit;

-Faza e implementimit të kontratës.

Skemat korruptive dhe problemet e ndërlidhura me mashtrim:

-Pagesa e haraçit;

-Konflikti i interesit;

-Skemat e kurdisjes së ofertave;

-Ofertomi konspirativ;

-Skemat mashtruese.

 Planifikimi i hetimit dhe ndjekja:

-Përmbajtja e planit të hetimit;

-Identifikimi i burimeve të informacionit;

-Planifikimi i kontrollit të shtëpisë dhe përgjimi;

-Planifikimi i përdorimit të informatorëve;

-Planifikimi i gjurmimit të aseteve.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

-Analizojnë procesin e planifikimit të prokurimit;

-Kuptojnë dhe zbërthejnë dosjen e tenderit;

-Vlerësojnë specifikacionet teknike dhe njoftimin indikativ;

-Kuptojnë elementet për zgjedhjen e kontraktorit dhe dhënies së çmimit;

-Identifikojnë indikatorët e korrupsionit që lidhen me prokurimin publik;

-Hartojnë një plan për hetimin e veprave penale të korrupsionit në prokurimin publik.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Admir Shala

Agim Sheqiri

Valon Kurtaj

  • 22-23 Shtator