Mjetet e rrëzimit të vendimeve pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Përshkrimi

-Procedura gjyqësore për rrëzimin e vendimeve të Agjencisë, që dalin nga procesi i privatizimit dhe likuidimit;

-Kërkesa apo ankesa si mjet për rrëzimin e vendimeve pranë Dhomës së Posaçme;

-Kufijtë e shqyrtimit të ankesës dhe kundërshtimit;

-Afatet për paraqitjen e kërkesës apo ankesës.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

-Njohin mjetet për rrëzimin e vendimeve apo veprimeve të AKP-së;

-Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore lidhur me kufijtë e ekzaminimit të ankesës apo kundërshtimit;

-Identifikojnë se cilat janë afatet ligjore për paraqitjen e ankesës apo kundërshtimit;

-Vlerësojnë se çka duhet të përmbaj një ankesë apo kundërshtim.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Sabri Halili

Shkelzen Sylaj

  • 05 Nëntor