Bazat dhe llojet e komunikimit

Moduli: Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare

Nënmoduli: Rregullat e komunikimit

Përshkrimi

Njerëzit gjatë historisë janë dalluar dhe më vonë i kanë thelluar këto dallime pikërisht në mënyrën e komunikimit, intensitetin, format dhe cilësinë e komunikimit, duke krijuar kështu rregulla, kultura dhe subkultura të komunikimit, karakteristikë këto të fundit për etnitë e ndryshme, komunitetet, profesionet etj. Secili profesion, secili institucion apo organizatë, pavarësisht veprimtarisë së saj ka nevojë imediate të korrespondojë me institucionet e përafërta, institucionet  tjera, subjektet e ndryshëm dhe opinionin publik në përgjithësi për të promovuar punën e vetë, bashkëpunuar, për të marrë përgjigje kthyese dhe sërish vazhduar me punën e vetë duke korrigjuar, begatuar, avancuar apo edhe ristrukturuar punën e veprimtarinë varësisht nga përgjigjet kthyese, por gjithsesi në përputhshmëri të plotë me misionin dhe mandatin juridik nga ku edhe rezulton indirekt e direkt edhe misioni.

Objektivat

-    Njoftohen me rregullat, karakteristikat dhe specifikat e komunikimit të jashtëm si një cilësi për një performancë të suksesshme për të realizuar misionin dhe përmbushur detyrat e gjyqtarit;

-    Identifikojnë se cilët janë faktorët determinues që vështirësojnë komunikimin institucionit; 

Zhvillojnë shkathtësi mbi menaxhimin e mirë të situatave tensionuese si rezultat i dezinformatave dhe ndikimeve tjera negative, për të promovuar suksesshëm punën e Prokurorit dhe kthyer besimin te drejtësia

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Fatmir Çollakaj

  • 23 Shkurt