Përputhshmëria e procesit dhe rregullave të tenderit me ligjin e AKP-së dhe ligjeve tjera

Përshkrimi

  • Dispozitat ligjore që zbatohen në procesin e shitjes, gjegjësisht tenderimit të aseteve;
  • Diskrecioni i Bordit të AKP-së për anulimin e shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore;
  •  E drejta e palëve tenderuese për të kërkuar anulimin e këtyre shitjeve për të cilat ka dyshime se janë në kundërshtim me rregullat tenderuese.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

  •   Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore dhe rregullat e tenderit gjatë procesit të privatizimit;
  •  Identifikojnë se cilët persona mund të jenë pjesëmarrës në tender;
  •   Vlerësojnë se rregullat e tenderit a janë transparente, a sigurojnë konkurencë dhe a janë në përputhje me çmimin e tregut;
  •   Konstatojnë nëse Bordi i AKP-së kishte të drejtë në aprovimin apo anulimin e një shitjeje. 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Virtualisht/Online

Qyteti: N/A

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Sabri Halili

Shkelzen Sylaj