Procesi i likuidimit vullnetar të ndërmarrjeve shoqërore, shqyrtimi para Autoritetit të Likuidimit dhe trajtimi gjyqësor në Dhomën e Posaçme

Përshkrimi

  • E drejta e palëve në këtë procedurë që të kërkojnë mbrojtje që mund të konsiderohet si mbrojtje tri shkallëshe;
  • Veprimet e DHP-së në të dyja shkallët lidhur me një kërkesë kreditore dhe pronësore e që është refuzuar nga Autoriteti i Likuidimit të AKP-së;
  • Dispozitat ligjore që zbatohen në procesin e likuidimit vullnetar para Autoritetit të Likuidimit të AKP-së dhe para DHP-së;
  • Cilat kërkesa nuk duhet të pezullohen domosdoshmërisht dhe arsyet se pse nuk duhet të pezullohen kërkesat e tilla.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

  • Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore dhe kuptojnë qartë se a janë të drejta ankesat/kërkesat që paraqiten në procedurë administrative para Autoritetit të Likuidimit të AKP-së e më vonë në procesin gjyqësor para Dhomës së Posaçme;
  • Kuptojnë se cilat janë procedurat deri në Dhomën e Posaçme dhe cilat janë kushtet që duhet të plotësojë një kërkesë për tu konsideruar e pranueshme dhe e bazuar;
  • Identifikojnë se cilat kërkesa që arrijnë në Dhomën e Posaçme duhet të pezullohen, cilat të hedhen poshtë si të pa pranueshme dhe cilat nuk duhet të pezullohen. 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Virtualisht/Online

Qyteti: N/A

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Sabri Halili

Sahit Sylejmani

  • 17 Shtator