Ndërprejra dhe posedimi i procedurës

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: Procedura Kontestimore - pjesa e dytë

Përshkrimi

Me dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK), përkatësisht nenin 277 të tij, janë paraparë shkaqet për shkak të të cilave ndërpritet një proces gjyqësor. Ndërprerja e gjykimit nënkupton ndaljen e përkohshme të aktivitetit procedural në një çështje për shkak të rrethanave të cilat e pengojnë vazhdimin e shqyrtimit dhe vazhdimin e zgjidhjes së kësaj çështje. Këto rrethana nuk janë të karakterit taksativ, ndërsa kanë të përbashkët se ndodhin pa dëshirën dhe vullnetin e palëve apo dhe të gjykatës

Objektivat

  • Dallojnë se në cilat raste ndërpritet procesi gjyqësor dhe ne cilat raste shkaktohet pushimi i gjykimit;
  • Bëjnë dallimin në mes shkaqeve të ndërprerjes se procesit gjyqësor dhe pushimit të gjykimit;
  • Kur mund te vazhdohet procedura e ndërprerë dhe sipas propozimit të kujt;
  • Në cilat raste gjykata e vazhdon gjykimin e ndërprerë vet duke u kujdes sipas detyrës zyrtare , edhe pa propozim të palëve;
  • Prej cilit moment afatet të cilat për shkak te ndërprerjes se gjykimit kanë pushuar, fillojnë të rrjedhin rishtazi për palën e interesuar;
  • A lejohet ushtrimi i mjetit juridik (ankesës) kundër vendimit më të cilin është ndërprerë procesi gjyqësor apo është pushuar gjykimi.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Hasan Shala

Qerim Ademaj

  • 08 Prill