E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: E drejta Familjare

Përshkrimi

Në këtë sesion trajnimit do të flitet rreth kuptimit të drejtës familjare, objektin e të drejtës familjare, natyrën e marrëdhënieve juridike familjare, parimeve të së drejtës familjare, burimet e së drejtës familjare, si dhe për përmbajtjen dhe strukturën e Ligjit për Familjes të Kosovës. Gjithashtu do të flitet rreth kuptimit të familjes, llojet e familjes, funksionet e familjes, planifikimin e familjes, strukturën familjare si dhe për gjininë dhe llojet e gjinisë.

Objektivat

·         Përshkruajnë kuptimin e të drejtës familjare;

·         Njohin objektin e të drejtës familjare dhe natyrën e marrëdhënieve juridike familjare;

·         Interpetojnë drejtë parimet e përgjithshme të së drejtës familjare;

·         Identifikojnë burimet e së drejtës familjare;

·         Thellojnë njohuritë rreth dispozitave të Ligjit për Familjen

·         Avancojnë njohurit lidhur me llojet, funksionet, strukturën dhe planifikimin familjar;

·         Njohin gjininë dhe llojet e saj;

·         Identifikojnë dispozitat përkatëse ligjore të LFK-së, që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e përmendura më lartë.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Valon Totaj

  • 14 Prill