Të drejtat sendore në sendet e huaja, vërtetimi, konstituimi dhe ndërprerja e servituteve sendore, dhe mbrojtja e servituteve sendore

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta

Përshkrimi

Në të gjitha sistemet juridike domosdo paraqitet nevoja e ekzistimit të drejtave subjektive sendore mbi sendin e vetë dhe mbi sendin e huaj. E drejta mbi sendin e vetë është e drejta e pronësisë. Përkundër faktit se ekziston e drejta mbi sendin e vetë, kemi  dhe të drejtat subjektive sendore mbi sendin e huaj. Kjo ekziston  atëherë kur titullari  shfrytëzon për nevojat e sendit të tij sendin e huaj. Në të drejtën tonë pozitive si të drejta sendore mbi sendin e huaj janë e drejta e servitutit, e drejta e pengut, dhe barrët reale.

Objektivat

  • Njohin të drejtat sendore në sendet e huaja, me theks të veçantë, me servitutet;
  • Përfitojnë njohuri teorike dhe praktike për institutin juridik të servituteve reale dhe personale në kuptim të Ligjit të Kosovës për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore;
  • Dallojnë në praktikë vërtetimin e të drejtës së servitutit dhe konstituimin e tij;
  • Dallojnë mënyrat e krijimit dhe të humbjes përkatësisht shuarjes së servitutit;
  • Dallojnë mënyrat e mbrojtjes së të drejtës së servitutit, dhe

Fitojnë shkathtësi praktike në gjykimin lidhur me të drejtën e servitutit

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Erdogan Haxhibeqiri

Shukri Sylejmani

  • 06 Maj