Arsyetimi Ligjor dhe metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal

Moduli: Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare

Nënmoduli: Arsyetimi i vendimeve (akteve akuzuese/ankesave)

Përshkrimi

Gjatë këtij sesioni trajnues, pjesëmarrësit do të njoftohen rreth të drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor, arsyetimi i vendimeve gjyqësore është obligim ligjor i përcaktuar në ligjet e natyrës procedurale në legjislacionin tonë si dhe standardet ndërkombëtare për arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Gjithashtu do të trajtohet domosdoshmëria për të hartuar aktgjykimin penal të shkallës së parë në mënyrë të strukturuar, pa gabime dhe konformë kërkesave imperative ligjore.

Objektivat

·         Kuptojnë drejtë rëndësinë, dhe rolin e nevojës për arsyetimin e akteve akuzuese.

  • Hartojnë aktgjykimin konform dispozitave ligjore, pa gabime dhe lëshime gjegjësisht aktgjykim të konsoliduar i cili do të jetë i rezistueshëm ndaj mjeteve juridike.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Bashkim Hyseni

  • 30 Nëntor