Procedura lidhur me masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: Masat e fshehta të hetimit dhe të vëzhgimit

Përshkrimi

Me qëllim të aplikimit dhe zbatimit të masave të fshehta, përveç arsyeshmërisë ligjore e cila duhet të paraqitet në çdo kërkesë, Kodi i Procedurës Penale si kusht për fillimin e zbatimit të ndonjërës nga masat e fshehta ka rregulluar edhe procedurën dhe formën e cila duhet respektuar gjatë gjithë procedurës. Shkelja e këtyre rregullave ligjore sa i përket procedurës formale lidhur me zbatimin e masave të fshehta, ka pasoja procedurale në procesin gjyqësor sepse provat e siguruara në kundërshtim me procedurat e tilla konsiderohen të papranueshme. 

Objektivat

·         Njihen me procedurat për lëshimin e masave të fshehta të hetimit;

·         Njoftohen me rolin dhe përgjegjësit e prokurorisë dhe gjyqkatave te këto masa të hetimit të fshehët; 

·        Njohin me zabtimin dhe monitorimin në praktike të masave të fshehta si dhe pasojat ligjore në rast mosrespektimit të procedurave ligjore.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Avni Mehmeti

  • 15 Tetor