Shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penale të kryera si të mitur

Moduli: Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese

Nënmoduli: Kodi i drejtësisë për të mitur

Përshkrimi

Ky sesion përshkruan një paraqitje hyrëse në pjesën e përgjithshme të Kodit të drejtësisë për të miturit (më tutje KDM) me shpjegimin e parimeve udhëzuese, përkufizimet dhe fushën e zbatimit, trajton masat dhe dënimet që mund tu shqiptohen të miturve dhe llojet e tyre. Gjithashtu shpjegon se cilat kritere nga gjykata merren me rastin e zgjedhjes së tyre si dhe rolin e Shërbimit Sprovues.

Objektivat

  • Njohin parimet udhëzuese të sistemit të drejtësisë për të mitur;
  • Aplikojnë se privimi i lirisë te fëmijët do të shqiptohet si mjet i fundit për një kohë sa më të shkurtër të mundshme;
  • Analizojnë përkufizimet e termave sipas KDM;
  • Përkufizojnë masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve dhe të numërojnë llojet e tyre;
  • Identifikojnë kohëzgjatjen e këtyre masave dhe dënimeve;
  • Aplikojnë masat dhe dënimet e zbatueshme;
  • Analizojnë çfarë merr parasysh gjykata me rastin e shqiptimit të ndonjë mase apo dënimi,
  • Njohin rolin e Shërbimit Sprovues.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Nesrin Lushta

  • 26 Nëntor