Masat edukuese dhe dënimet

Moduli: Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese

Nënmoduli: Kodi i drejtësisë për të mitur

Përshkrimi

Ky sesion përshkruan rregullat të cilat duhet të merren parasysh nga gjykata në rastin e shqiptimit të masave dhe dënimeve ndaj madhorëve të cilët në kohën e kryerjes së veprave penale kanë qenë të mitur si dhe se çfarë i shqiptohet madhorit të ri për vepër penale të kryer si madhor i ri dhe efektin e dënimeve në masën edukative. Po ashtu trajton qëllimin, ndaj kujt dhe për çfarë vepre penale mund të shqiptohen masat e diversitetit, cilat janë kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit dhe llojet e tyre, dhe dispozitat ligjore për ndërmjetësim në procedurën e të miturve. 

Objektivat

  • Vlerësojnë se çfarë mase dhe në çfarë kushtesh i shqiptohet madhorit të ri për vepër penale të kryer si i mitur i ri;
  • Identifikojnë se çfarë mase apo dënimi dhe në bazë të cilave kritere i shqiptohet madhorit për vepër penale të kryer si i mitur i rritur;
  • Vlerësojnë se çfarë i shqiptohet madhorit të ri për vepër penale të kryer si madhor i ri;
  • Analizojnë efektin e dënimit me masën edukative;

·         Njohin qëllimin e masave të diversitetit;

·         Identifikojnë ndaj kujt dhe për çfarë vepre shqiptohet masa e diversitetit;

·         Zgjerojnë njohurit lidhur me kushtet për shqiptimin e masës së diversiteti dhe llojet e masave të diversitetit;

·         Identifikojnë organet të cilat i shqiptojnë masat e diversitetit;

·         Njohin ndërmjetësimin.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Nesrin Lushta

  • 06 Dhjetor