Dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturit, Parimet e procedurës dhe kompetencat e gjykatave, Subjektet e procedurës, shërbimi sprovues dhe organi i kujdestarisë dhe Fazat e ndryshme të procedurës, kush e zhvillon (prokurori, gjyqtari për të mitur, trupat gjykues).

Moduli: Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese

Nënmoduli: Kodi i drejtësisë për të mitur

Përshkrimi

Masat edukative sipas Kodit të drejtësisë për të mitur janë njëra nga masat që mund të iu shqiptohen të miturve. Në këtë modul trajnues do të shpjegohen qëllimi, llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative si dhe kushtet për shqiptimin e tyre. Ky prezantim trajton qëllimin, llojet e masave edukative të mbikëqyrjes së shtuar. Gjithashtu shpjegon se si gjykata mund të shqiptojë detyrimet e veçanta për ekzekutimin e suksesshëm të masave. Ky prezantim përshkruan qëllimin, llojet, kohëzgjatjen dhe kriteret ligjore për propozimin/shqiptimin e masave edukative institucionale dhe ekzekutimin e tyre.

Objektivat

·         Thellojnë njohurit lidhur me qëllimin e masave edukative dhe llojeve të masave edukative dhe kohëzgjatja e tyre;

·         Vlerësojnë kushtet për shqiptimin e masave edukative;

·         Njohin llojet e masave të mbikëqyrjes së shtuar;

·         Vlerësojnë kriteret që i merr gjykata për shqiptimin e masës edukuese të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit;

·         Identifikojnë kriteret që i merr gjykata kur shqipton masën: mbikëqyrja e shtuar në familjen tjetër;

·         Vlerësojnë kriteret që i merr gjykata kur shqipton masën mbikëqyrja e shtuar e organit të kujdestarisë;

·         Aplikojnë detyrimet e veçanta lidhur me masat e mbikëqyrjes së shtuar;

·         Dallojnë llojet dhe kohëzgjatjen e masave edukative institucionale;

·         Aplikojnë për kushtet ligjore propozimin/ shqiptimin e masës edukative institucionale;

·         Dallojnë ekzekutimin e masave edukative institucionale;

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Nesrin Lushta

  • 30 Nëntor