Trajnim i Trajnuesve TiT "Luftimi i Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje"

Përshkrimi

Ky Manual i TiT-së është zhvilluar nën kornizën e projektit të Këshillit të Evropës “Forcimi i luftës kundër dhunës

ndaj grave dhe dhunës në familje në Kosovë* - Faza II”. Ky manual është zhvilluar posaçërisht për Akademinë

e Drejtësisë së Kosovës* dhe trajnerët e saj të cilët ofrojnë trajnime për prokurorët dhe gjyqtarët që punojnë

me rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Qëllimi kryesor i këtij manuali është të shërbejë si burim

për trajnerët për planifikimin dhe kryerjen e seancave interaktive të përqendruara në mësimin e të rriturve

për prokurorët dhe gjyqtarët mbi përgjigjet efektive kur trajtojnë krimet që përfshijnë dhunën ndaj grave dhe

dhunën në familje.

Qëllimi përfundimtar i trajnimit është të sensibilizojë prokurorët dhe gjyqtarët për çështjen e dhunës ndaj

grave dhe dhunës në familje dhe të përmirësojë kapacitetin e tyre për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive një

dhune të tillë duke nxitur një qasje të përqendruar tek viktima, duke i mbajtur kryesit e dhunës përgjegjës dhe

duke ndaluar ciklin e pandëshkueshmërisë

Objektivat

Objektivat e përgjithshme të trajnimit janë të trefishtë:

(1) Të zhvillojë një kuptim më të mirë nga prokurorët dhe gjyqtarët për shkallën dhe natyrën e dhunës

ndaj grave dhe dhunës në familje; dinamikën e një dhune të tillë, rrënjët dhe konceptet e barazisë gjinore

dhe mënyrën e shmangies së miteve dhe keqkuptimeve të zakonshme.

(2) Që prokurorët dhe gjyqtarët të njihen me standardet ndërkombëtare, veçanërisht Konventën e Stambollit

dhe ligjet e Kosovës* në lidhje me çështjet kryesore për t’iu përgjigjur dhunës ndaj grave dhe

dhunës në familje.

(3) Të përmirësohen njohuritë dhe aftësitë e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të adoptuar një qasje të

përqendruar tek viktima dhe për të zbatuar ligjet dhe procedurat në mënyrë të përgjegjshme ndaj

gjinisë, duke siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e grave, fuqizimin e viktimave duke mbajtur përgjegjës

autorët e krimit.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Hotel Dukagjini

Qyteti: Pejë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Ariana Qosaj

Eilinee Skinnider

  • 06-08 Prill