Mbrojta e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe në rastet e dhunës në familje

Përshkrimi

  •   Parimet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar;
  •   Kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijëve dhe parimet për përcaktimin e alimentacionit;
  •  Caktimi i kontakteve personale të fëmijëve të mitur me prindërit;
  •  Dhuna në familje, urdhri për mbrojtje dhe procedura gjyqësore për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje;
  •   Llojet e masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja e tyre, ekzekutimi dhe pasojat e mos ekzekutimit të urdhrit për mbrojtje.

 

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: 

  •  Zbatojnë mbrojtje efikase dhe efektive të të drejtave të fëmijëve gjatë procedurës së shkurorëzimit;
  •  Zbatojnë drejtë dispozitat ligjore me rastin e besimit, ruajtjes dhe kujdesit të fëmijëve;
  •   Aplikojnë procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje;
  •   Zbatojnë drejtë procedurën dhe afatet për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje;
  •  Krahasojnë specifikat e dhunës në familje në procedurë civile dhe penale.

 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Virtualisht/Online

Qyteti: N/A

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Valon Totaj

Lumni Sallauka