Program i Specializuar i Trajnimit Mashtrimi dhe Korrupsioni në Prokurim Publik - Sesioni II

Përshkrimi

  • Procesi i planifikimit dhe fillimit të procedurës
  • Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve
  • Ankesat dhe Menaxhimi i Kontratës
  • Specifikime të manipuluara/përshtatja enkas e ofertave
  • Mashtrime me fatura
  • Hetimi dhe zbulimi i korrupsionit dhe mashtrimit
  • Identifikimi i konfliktit të interesave në prokurim publik

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: 

  •  Kuptojnë dhe zbërthejnë parimet kryesore dhe procedurat e prokurimit dhe dosjen e tenderit; 
  • Identifikojnë funksionet kryesore të institucioneve në fushën e prokurimit;
  • Kuptojnë përkufizimin e mashtrimit dhe korrupsionit në prokurim;
  •  Identifikojnë skemat mashtruese dhe të korrupsionit në fazat e prokurimit;
  •   Analizojnë procesin e planifikimit të prokurimit;  
  •  Kuptojnë përgjegjësitë e komisionit vlerësues, zgjedhjen e kontraktorit dhe dhënies së çmimit;
  • Analizimin e procesit të ankesave dhe përgjegjësive në menaxhimin e kontratës;
  •  Identifikojnë indikatorët e korrupsionit dhe mashtrimit që lidhen me prokurimin publik;
  •   Hartojnë një plan për hetimin e veprave penale të korrupsionit në prokurimin publik;
  •  Zbulimin e konfliktit të interesit.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Virtualisht/Online

Qyteti: N/A

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Admir Shala

Agim Sheqiri

  • 28-29 Shtator