Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mbrojtja administrative dhe gjyqësore e të drejtave personale si dhe Ligji për qasje publike dhe procedurën e realizmit të drejtave për qasje në informatave
Përshkrimi
- Dispozitat ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale;
- Mbrojtja e të dhënave në kontekst të së drejtës së Bashkimit Evropian dhe të KEDNJ-së,
- Mbrojtja administrative e të dhënave personale,
- Mbrojtja gjyqësore e të drejtave personale
- Procedura e realizimit të të drejtave për qasje në informata,
- Pagesat për qasje në dokumente zyrtare,
- Përjashtimet e së drejtës së qasjes në dokumente publike,
- Çfarë nënkupton kufizimi i kësaj të drejte - raste praktike kur ushtrohet proporcionalisht dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes.
Objektivat
Pas përfundimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Interpretojnë dispozitat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike;
- Krahasojnë kornizën ligjore vendore dhe ndërkombëtare;
- Zbërthejnë mënyrat e mbrojtjes administrative të të dhënave personale;
- Zbërthejnë procedurën e realizimit të të drejtave për qasje në informata;
- Njohin mënyrat dhe format e pagesave për qasje në dokumente zyrtare;
- Njohin përjashtimet e së drejtës së qasjes në dokumente publike;
- Njihen me kufizimet e kësaj të drejte - raste praktike kur ushtrohet proporcionalisht dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes.
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Jeton Arifi
Valon Kryeziu
-
17 Maj