Program i Specializuar i Trajnimit Hartimi i akteve akuzuese nga Prokuroria Speciale

Përshkrimi

  •  Aktakuzat, me theks të veçante akuzat me krim të organizuar;
  •  Format e akteve tjera ne procedure paraprake;
  • Identifikimi i aseteve për sekuestrim dhe aplikimi i masave për sigurimin e pasurisë;
  • Kontrolli i akuzave në fazën e hershme dhe mundësia për përmirësim para fillimit për shqyrtim gjyqësor.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

  • Identifikojnë sfidat në praktikën gjyqësore;
  • Zgjerojnë njohurit lidhur me përshkrimin e veprave penale dhe përmbledhjen e fakteve në përpilimin e diapozitivit të aktakuzës;
  • Unifikojnë praktikën gjyqësore lidhur me hartimin e akteve akuzuese;
  • Arsyetojnë drejtë aktet akuzuese dhe aktet tjera nga PSRK-ja dhe DS;
  • Dallojnë identitetin objektiv dhe subjektiv në aktakuzë dhe në aktgjykime në fazën paraprake;
  • Njohin mënyrat e përfshirjes së çështjeve në aktakuzë te rastet me sekuestrim dhe masa mbrojtjes.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë