Veprat penale në kuadër të kapitullit XXVI- të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (grupi i I)
Moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës
Nënmoduli: Kodi penal - pjesa e veçantë
Përshkrimi
Në sesionin e katërt të trajnimit do të flitet për gjashtë vepra penale më karakteristike të parapara në kapitullin e veprave penale kundër pasurisë. Gjatë këtij sesioni do të trajtohen veprat penale keqpërdorimi i besimit (neni 330), fajdeja (neni 331), dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër (neni 332), blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale (neni 333), vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes (neni 336) kurdisja e ndeshjes ose e sportit (neni 337). Gjatë sesionit trajnues hollësisht do të shtjellohen mënyra e kryerjes, objekti mbrojtës, karakteristikat dhe tiparet e këtyre veprave penale.
Objektivat
· Vlerësojnë elementet e veçanta të këtyre veprave penale;
· Dallojnë tiparet objektive dhe subjekteve;
Analizojnë veprat penale nga ky kapitull
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Agim Maliqi
-
08 Gusht