Vendimarrja në Bashkimin Evropian (grupi i I)

Moduli: Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar

Nënmoduli: E drejta e BE

Përshkrimi

Qëllimi i këtij sesioni është përfitimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian. Ky sesion u  mundëson  gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës të njoftohen lidhur me mënyrën e organizimit, funksionimit si dhe përgjegjësin e institucioneve të Bashkimit Evropian në gjithë procesin e vendimmarrjes. Shtjellimi i procesit të vendimmarrjes në BE natyrisht se do të mbetej i mangët po të mos plotësohej edhe me vendime të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të cilat gjithashtu do zënë një vend të rëndësishëm në këtë modul.

Objektivat

  • Të arrijnë të njohin në mënyrë më të detajuar procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian;
  • Identifikojnë  procedurat kryesore të vendimmarrjes në BE; 
  • Njohin përparësitë dhe mangësitë që kanë njëra dhe procedura tjetër në raport me legjitimimin demokratik. 
  • Familjarizohen ede me vendimet e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së lidhur me procesin e vendimmarrjes në BE. 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Emrush Ujkani

  • 23 Shtator