Sigurimi i kërkesëpadisë (grupi i I)

Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike

Nënmoduli: Procedura Kontestimore - pjesa e dytë

Përshkrimi

Prej momentit të paraqitjes se padisë në gjykatë e deri në marrjen e aktgjykimit mund te jetë një kohë e gjatë, e kjo vjen për shkak te veprimit të palëve në procedurë ose pengesave të ndryshme qe mund të ketë gjykata gjatë procedurës se zhvilluar. Këto rrethana në raste te caktuara vështirësojnë qe paditësi të realizoj kërkesën e tij, prandaj për siguruar realizimin e kërkesës se paditësit dhe evitimin e dëmit te pariparueshëm qe atij mund ti shkaktohet gjatë procedurës, me kreun XXI të Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK), përkatësisht nenet 296-318 është paraparë instituti i sigurimit të kërkesëpadisë më anë te se cilave dispozita ligjore parashihen decidivishtë masat e sigurimit të kërkesëpadisë më të cilat sigurohet kërkesa e paditësit deri në përfundim të procedurës me vendim të formës se prerë.

Objektivat

·         Dallojnë llojet e masave të sigurimit të kërkesëpadisë;

·         Përcaktojnë kompetencën e gjykatës e cila duhet të vendos lidhur më këto masa;

·         Bëjnë dallimin në mes masave te përkohshme te sigurimit të kërkesëpadisë dhe masave siguruese dhe;

·         Vlerësojnë rastet kur duhet caktohet garancioni.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Qerim Ademaj

  • 26 Janar