Ndërprejra dhe posedimi i procedurës (Grupi i I)
Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike
Nënmoduli: Procedura Kontestimore - pjesa e dytë
Përshkrimi
Me dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore (LPK), përkatësisht nenin 277 të tij, janë paraparë shkaqet për shkak të të cilave ndërpritet një proces gjyqësor. Ndërprerja e gjykimit nënkupton ndaljen e përkohshme të aktivitetit procedural në një çështje për shkak të rrethanave të cilat e pengojnë vazhdimin e shqyrtimit dhe vazhdimin e zgjidhjes së kësaj çështje. Këto rrethana nuk janë të karakterit taksativ, ndërsa kanë të përbashkët se ndodhin pa dëshirën dhe vullnetin e palëve apo dhe të gjykatës.
Objektivat
- Dallojnë se në cilat raste ndërpritet procesi gjyqësor dhe ne cilat raste shkaktohet pushimi i gjykimit;
- Bëjnë dallimin në mes shkaqeve të ndërprerjes se procesit gjyqësor dhe pushimit të gjykimit;
- Kur mund te vazhdohet procedura e ndërprerë dhe sipas propozimit të kujt;
- Në cilat raste gjykata e vazhdon gjykimin e ndërprerë vet duke u kujdes sipas detyrës zyrtare, edhe pa propozim të palëve;
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Qerim Ademaj
-
25 Janar