Procedurat e posaçme kontestimore (grupi i I)
Moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike
Nënmoduli: Procedura Kontestimore - pjesa e dytë
Përshkrimi
Dispozita e LPK-së, janë të përshtatshme në rënd të parë për zgjidhjen e kontesteve thjesht pasurore-juridike. Në kontestet me veçori të posaçme dispozitat e tilla nuk mund të jenë instrument adekuat për zgjidhjen e tyre nga gjykata, prandaj LPK përbëhet edhe nga dispozitat e posaçme përkatësisht nga procedura të posaçme kontestimore. Disa nga procedurat e posaçme janë për shkak të llojit të raporteve materialo-juridike, kurse disa pasojë e rëndësisë shoqërore të cilën e kanë raportet e tilla. Duhet theksuar se edhe te procedurat e posaçme zbatohen rregullat e procedurës së përgjithshme kontestimore në qoftë së në procedurat e posaçme nuk janë paraparë rregulla specifike.
Objektivat
- Bëjnë dallimin në mes rregullave procedurale të përgjithshme dhe rregullave të veçanta të procedurës kontestimore;
- Kuptojnë prioritetin dhe urgjencën për vendosjen e kontesteve me veçori të posaçme;
- Vlerësojnë drejtë afatet për konvokim të seancave, përmbushje te detyrimit dhe ushtrim të mjeteve te rregullta juridike;
- Vlerësojnë drejtë llojet e vendimit të cilat nxjerrën nga gjykata të kontestet me veçori të veçantë dhe bazat ankimore të goditjes se vendimeve të nxjerras.
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Qerim Ademaj
-
27 Janar