Kërkesa për shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues
Moduli: Kodi i Procedurës Penale
Nënmoduli: Procedura alternative
Përshkrimi
I vetmi subjekt i cili mund të paraqesë kërkesë që një person të shpallet dëshmitar bashkëpunues është prokurori i shtetit. Kërkesa e tillë duhet të bëhet me shkrim dhe përfshinë deklaratën e veçantë të pretendimeve faktike të prokurorit të shtetit. Në deklaratën e prokurorit të shtetit përcaktohen disa nga faktet nga neni 235 siç janë: gjasat për parandalimin e veprave penale nga personi tjetër, gjasat për zbardhje të së vërtetës në procedurën penale, se dëshmia bëhet vullnetarisht dhe në marrëveshje të plotë për të dëshmuar të vërtetën në gjykatë dhe se dëshmia mund të shpie drejt ndjekjes së suksesshme të kryerësve të tjerë të veprës penale.[1]
Objektivat
· zbërthejnë nocionin e dëshmitarit bashkëpunues
· zbatojnë ne praktike rastet me dëshmitar bashkëpunues
· njohin përparësitë dhe mangësitë;
· kuptojnë mirë rëndësinë e dëshmitarit bashkëpunues në procedurën penale.
· mundësia e zbatimit të instituti të dëshmitarit bashkëpunues
· Procedura për shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues
· Revokimi i shpalljes si dëshmitar bashkëpunues
· Njoftimi i të pandehurit për identitetin e dëshmitarit bashkëpunues
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Kujtim Munishi
-
20 Mars