Kundërshtimi i provave, kërkesa për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i dytë (sesioni I ndryshuar

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor

Përshkrimi

Nëse i pandehuri nuk e pranon fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar, atëherë vazhdohet me hapat tjerë të procedurës penale. Në këtë drejtim, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij kanë që të paraqesin kundërshtim ndaj provave të cekura në aktakuzë ose të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës. Lidhur me këtë, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues, duhet që me aktvendim të vendos lidhur me kundërshtimin e provave apo kërkesën për hedhjen e aktakuzës. Me aktvendimin e gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues mund që të hedhet aktakuza ose të refuzohet kërkesa për hedhjen e aktakuzës. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë që të paraqesin ankesë në afat prej 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Kosovës.    

Objektivat

-          Kuptojnë në mënyrë të drejtë çështjet që kanë të bëjnë me kundërshtimin e provave, kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimin e dytë;

-          Aplikojnë në mënyrë të drejtë dispozitat e KPP gjatë shqyrtimit të dytë;

-          Përpilojnë në mënyrë praktike një procesverbal të shqyrtimit të dytë dhe aktvendimet lidhur me kundërshtimin e provave apo kërkesën për hedhjen e aktakuzës;

-          Kuptojnë në mënyrë të drejtë rastet kur duhet të hedhet aktakuza dhe

-          Evitojnë disa nga dilemat eventuale që kanë të bëjnë me shqyrtimin e dytë.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Afrim Shala

  • 20 Mars