Shqyrtimi gjyqësor
Moduli: Kodi i Procedurës Penale
Nënmoduli: Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor
Përshkrimi
Siç është cekur edhe më parë, shqyrtimi gjyqësor konsiderohet faza më e rëndësishme e procedurës penale. Me qëllim që shqyrtimi gjyqësor të zhvillohet me sukses dhe pa pengesa, atëherë nevojitet që gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues më parë të bëjë përgatitje të caktuara. Këto përgatitje kanë të bëjnë si me caktimin e shqyrtimit gjyqësor, ashtu edhe me çështje tjera përgatitore, siç janë dërgimi i ftesave të akuzuarit, mbrojtësit, të dëmtuarit, dëshmitarëve, ekspertëve, etj. Shqyrtimi gjyqësor, parimisht është i hapur për publikun dhe në të mund të marrin pjesë vetëm personat madhor, të cilët kanë të drejtë që të përcjellin tërë rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor. Në KPP, është parashikuar se gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues e drejtojnë shqyrtimin gjyqësor, kujdesën për shqyrtimin e gjithanshëm dhe të drejtë të çështjes në pajtim me administrimin e provave, si dhe vendosin për propozimet e palëve.
Objektivat
¨ Kuptojnë në mënyrë të drejtë çështjet që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor;
¨ Jenë të gatshëm që ti kryejnë me sukses përgatitjet për shqyrtim gjyqësor;
¨ Shpjegojnë rastet kur publiku duhet të përjashtohet nga shqyrtimi gjyqësor;
¨ Aplikojnë në mënyrë të drejtë dispozitat e KPP gjatë shqyrtimit gjyqësor;
¨ Përpilojnë në mënyrë praktike një procesverbal të shqyrtimit gjyqësor dhe
¨ Evitojnë disa nga dilemat eventuale që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor.
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Afrim Shala
-
21 Mars